Melo thumbon Chiellinin: Duhet të keni kujdes nga ai, është i pabesë

Ish-futbollisti i Juventusit, Interit dhe Galatasarayt, Felipe Melo, ka thumbuar kapitenin e Juventusit, Giorgio Chiellini.

Sport

15/01/2021 11:46

Felipe Melo është rikthyer edhe njëherë kujtimeve tek Juventus, ai ka thumbuar mbrojtësin Giorgio Chiellini ku ka thënë se duhet të kenë kujdes nga ai sepse ai nuk ka etikë dhe gjërat në dhomat e zhveshjes i bën publike, transmeton lajmi.net.

Duke folur për “LaGazzettadelloSport”, Melo kritikoi Chiellinin, pasi ky i fundit kishte publikuar gjëra private dhe kishte etiketuar karaktetrin e Melos në librin e tij të fundit.

“Shikoni, ai është lojtar i Juventus, por fatkeqësisht kam pasur fatin të luaj me të. Atij nuk mund ti besosh, në futboll gjërat që ndodhin në zhveshtore duhet të mbeten aty, bashkëlojtarët tek Kombëtarja italiane duhet të mbajnë sytë hapur kur janë rreth tij, sepse ai nuk ka etikë”, tha ai.

“Nëse ai ka folur për dikë që ka luajtur në Kombëtare, ai mund të flasë prapë me dikë që luan tani. Në Brazil kemi etikë, nuk jemi kështu, unë nuk mund të flas keq për dikë që kam punuar me të sepse ekziston njëfarë etike, ka gjëra që nuk deklarohen”, tha Melo.

Melo u pyet edhe nëse është penduar për gabimet që ka bërë, ai pati një përgjigje interesante.

“Nuk mund të them që jam penduar, sepse çdo gabim ishte një mësim për mua, kështu që nuk mund të them se jam penduar”, përfundoi Felipe Melo./Lajmi.net/