Melihate Tërmkolli: LDK t’i propozojë Albin Kurtit Vjosa Osmanin për Presidente

Melihate Tërmkolli ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke pyetur pse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po i propozon Albin Kurti emrin e Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës. Ajo ka theksuar se Osmani i ka dhënë vendit imazh të mirë ndërkombëtar dhe se LDK e ka votuar edhe herën e kaluar. Sipas…

Lajme

03/03/2026 16:46

Melihate Tërmkolli ka reaguar lidhur me situatën politike në vend, duke pyetur pse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po i propozon Albin Kurti emrin e Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës.

Ajo ka theksuar se Osmani i ka dhënë vendit imazh të mirë ndërkombëtar dhe se LDK e ka votuar edhe herën e kaluar. Sipas Tërmkollit, Kurti po dështon të përmbyllë formimin e institucioneve pavarësisht përqindjes së votave, ndërsa ka kritikuar, siç është shprehur ajo, politikën përçarëse dhe qëndrimet anti-perëndimore.

Tërmkolli ka shtuar se Kosova ka edhe shumë personalitete të tjera të afta për postin e Presidentit, duke theksuar se politika nuk është statike dhe se interesi i vendit duhet të jetë mbi qëndrimet personale.