Melania Trump i dorëzon letër Putinit – përmend fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë, i ka dorëzuar një letër nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump. Sipas dy zyrtarëve të lartë të administratës Trump, letra trajtonte çështjen e gjendjes së rëndë të fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë. Presidenti rus, Vladimir Putin, përballet me…

Bota
Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë, i ka dorëzuar një letër nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump.
Sipas dy zyrtarëve të lartë të administratës Trump, letra trajtonte çështjen e gjendjes së rëndë të fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, përballet me një urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për përfshirje në zhvendosjen e dhunshme të qindra fëmijëve ukrainas drejt territoreve të pushtuara.
Për këtë letër reagoi edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili gjatë bisedës me Trumpin e përgëzoi Melanian për këtë hap. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andri Sybiha, e quajti letrën një “akt të vërtetë humanizmi”.
Takimi ndërmjet dy presidentëve, Trump dhe Putin, u zhvillua të premten në Alaskë dhe zgjati tri orë. Sipas raportimeve, është diskutuar edhe për një propozim të mundshëm që lidhet me dorëzimin e një pjese të territorit ukrainas.