Mehmetaj publikon dokumentin: Peci e ka punësuar gruan hetuesit që po i hetonte rastet korruptive në Ministrinë e Bujqësisë

Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci ia ka punësuar gruan hetuesit që po i hetonte rastet korruptive në ministrinë e tij.   Sipas Mehmetajt, Pajtim Kllokoqi ka qenë hetuesi kryesor i hetimit të korrupsionit në Ministrinë e Bujqësisë nga Policia e Kosovës si Hetues në Sektorin për Hetimin…

Lajme

21/12/2024 10:19

Gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci ia ka punësuar gruan hetuesit që po i hetonte rastet korruptive në ministrinë e tij.

 

Sipas Mehmetajt, Pajtim Kllokoqi ka qenë hetuesi kryesor i hetimit të korrupsionit në Ministrinë e Bujqësisë nga Policia e Kosovës si Hetues në Sektorin për Hetimin e Korrupsionit.

 

Dhe sipas tij, gruaja e hetuesit, Shqipe Krasniqi-Kllokoqi punësohet në Ministrinë e Bujqësisë, në Agjencinë Pyjore të Kosovës si Zyrtare për Buxhet dhe Financa.

 

Për këto Mehmetaj ka publikuar edhe dokumente.