Mehmetaj – Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht

Gazetari Lirim Mehmetaj, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili deputetët e ish-opozitës i quajti nomadë, pasi po refuzojnë sipas tij, ta konstituojnë legjislaturën e nëntë. Mehmetaj e quajti Kurtin si vandal, i cili sipas tij, e pati shndërruar kuvendin në arenë tymnaje të akrobacioneve parapolitike dhe siç tha ai,…

Lajme

19/06/2025 21:30

Gazetari Lirim Mehmetaj, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili deputetët e ish-opozitës i quajti nomadë, pasi po refuzojnë sipas tij, ta konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Mehmetaj e quajti Kurtin si vandal, i cili sipas tij, e pati shndërruar kuvendin në arenë tymnaje të akrobacioneve parapolitike dhe siç tha ai, huligani që me bandën e tij, e pat degraduar kuvendin në deponi molotovësh dhe të gazit lotsjellës.

“Njeriu që i shndërroi deputetët e partisë në pajisje të kontrabandimit të bombolave. Për më tepër, duke provuar të shërojë komplekse nga refuzimi i armës në luftën e çlirimit si një piroman i shfrenuar”.

“Ia pat vu flakën edhe Kuvendit të Kosovës. Ti zotëri, je rrënuesi i Kuvendit të Kosovës. Ti je piroman, me uniformë zjarrfikësi. Nomadi i vetëm këtu je ti që shpërngulësh edhe nga qëndrimi në qëndrim çdo gjashtë muaj”, tha Mehmetaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Mehmetaj e quajti Kurtin si kryeministër, që investimet personale në patundshmëri i ka bërë në Norvegji.

“Kryeministër, që investimet personale në patundshmëri i ke bë në Norvegji. Tash i kujtohet se Kuvendi i Kosovës qenka shtëpia jonë, e deputetët e ish-opozitës, nomadë. Nomadi i vetëm këtu je ti. Edhe literalisht”, tha Mehmetaj.