Mehaj takon ambasadorin francez, diskutohet për FSK-në
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot. Mehaj bashkëpunimin bilateral me Francën si vend anëtar i NATO-s, e ka cilësuar të rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, shkruan lajmi.net. Në një postim në Facebook, ministri ka bërë të ditur se…

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot.
Mehaj bashkëpunimin bilateral me Francën si vend anëtar i NATO-s, e ka cilësuar të rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, shkruan lajmi.net.
Në një postim në Facebook, ministri ka bërë të ditur se çfarë është diskutuar në atë takim.
“Me këtë rast, me Ambasadorin Guérot diskutuam nivelin e bashkëpunimit bilateral me fokus për mbështetjen me te madhe nga Franca si vend i rëndësishëm i NATO-s në proceset zhvillimore të FSK-së si dhe ato integruese në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, Programin e Partneritetit për Paqe si rrugë drejtë anëtarësimit në NATO.”, ka shkruar Mehaj.
Gjithashtu, ministri bërë të ditur se ambasadori Guérot, ka shprehur gatishmërinë e tij për të adresuar këto çështje te autoritetet përgjegjëse franceze.
Kështu duke konfirmuar se Franca e mbështetë vendin tonë në perspektivën zhvillimore si dhe është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë duke vlerësuar edhe rolin e madh të vendit tonë në këtë aspekt./Lajmi.net/