Mega koncerti që solli Rita Orën në Tiranë! Sa para shpenzoi komuna?
Këngëtarët, Rita Ora dhe Ermal Meta, javën që lamë pas ‘ekektrizuan’ Tiranën me mega koncerte.
ShowBiz
Për t’i ndjekur të dy, qoftë Ermalin apo Ritën, ishin mbledhur një numër i madh i njerëzve në qendër të kryeqytetit shqiptar dhe atmosfera shihej të ketë qenë e pa përshkrueshme, shkruan lajmi.net
Mirëpo të gjithëve u ka interesuar ta dinë se sa para ka shpenzuar komuna për këtë.
https://www.instagram.com/p/BjlI0ssHup_/?hl=en?&taken-by=ritaora
Në një lidhje telefonike në emisionin “Dita e 8”, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se për ardhjen e dy këngëtarëve në Tiranë nuk është shpenzuar asnjë qindarkë duke iu përgjigjur opozitës.
“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, tha Veliaj.
https://www.instagram.com/p/Bjkv-OIHTzE/?hl=en?&taken-by=erionveliaj
https://www.instagram.com/p/BjeUOFznTUU/?hl=en?&taken-by=erionveliaj
Kujtojmë se një koncert madhështor Rita e ka mbajtur edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së vendit tonë.
Ndryshe, këngëtarët ndaras janë duke punuar në projekte të ndryshme muzikore dhe po vazhdojnë të na bëjnë krenar me suksese të shumta, në vendet e ndryshme të botës./Lajmi.net/