Gjykata Themelore e Gjilanit: Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive, por është dënuar tri herë
Mefail Shkodra është i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në Gjilan, ku për pasojë tre persona kanë vdekur dhe një ka mbetur i plagosur. Në lidhje me Mefail Shkodrën, Gjykata Themelore në Gjilan ka thënë se ndaj tij nuk ka lëndë aktive në këtë gjykatë, shkruan lajmi.net. Nga kjo Gjykatë kanë…

Lajme
Mefail Shkodra është i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në Gjilan, ku për pasojë tre persona kanë vdekur dhe një ka mbetur i plagosur.
Në lidhje me Mefail Shkodrën, Gjykata Themelore në Gjilan ka thënë se ndaj tij nuk ka lëndë aktive në këtë gjykatë, shkruan lajmi.net.
Nga kjo Gjykatë kanë thënë se Mefail Shkodra ka pasur tre lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues.
Lëndët:
- Në vitin 2018 (PKR.nr.198/2018), është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është gjykuar duke shpallur fajtor të njëjtin dhe është dënuar;
- Në vitin 2014 (P.nr.610/2014) është akuzuar për veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale nga neni 320 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili për këtë rast është gjykuar dhe dënuar dhe
- Në vitin 2011 (P.nr.343/2011), është akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 356 i KPRK-së, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpall fajtor nga kjo Gjykatë.
“Sa i përket, dy të dyshuarve të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale të Gjykatës për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotëfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjilan.
Dje pasi ka ndodhur rasti, Prokurori i rastit në një konferencë për media ka thënë se Mefail Shkodra ka një precedent penal prej më shumë se 30 veprave, përfshirë sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh e detyrim.
“Personi i dyshuar që ka kryer veprën penale ka precedent penal. Ka raste për sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh, detyrim. Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, ka treguar Prokurori i rastit.
Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij Edonis dhe Engjull Shkodra po kërkohen nga Policia e Kosovës si të dyshuarit kryesor për vrasjen e djeshme në Gjilan. /Lajmi.net/