Mefail Bajqinovci “paralajmëron” diçka opozitën: Do të ketë shumë shkelma

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci ka vendosur që këtë mandat të deputetit ta “arsyetojë” më së shumti duke u marrë me opozitën. Thuajse çdo ditë ai ka një status të shkruar në Facebook, si ‘porosi’ për opozitën. Këtë herë ai tha se alternativa e opozitës për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme është “Lëvizja…

Lajme

16/10/2024 09:25

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci ka vendosur që këtë mandat të deputetit ta “arsyetojë” më së shumti duke u marrë me opozitën.

Thuajse çdo ditë ai ka një status të shkruar në Facebook, si ‘porosi’ për opozitën.

Këtë herë ai tha se alternativa e opozitës për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme është “Lëvizja Vetëvendosje është si na, të gjithë jemi njësoj”.

Duke ironizuar me opozitën, ai tha se kjo nuk është as alternativë e as nuk është e vërtetë.

Me një gjuhë që s’i ngjason një deputeti, ai përmend edhe largime të shumta madje me ”shkelma”.

“E këtë do ta vërtetojë qytetari më 9 shkurt. Deri atëherë do të ketë shumë shkelma”./Lajmi.net/