Vidhet një pllakë përkujtimore në Rahovec, Prokuroria nis hetimet për zbulimin e autorëve
Një pllakë përkujtimore dyshohet se është vjedhur në Rahovec, ndërsa rasti tashmë është nën hetim nga organet kompetente. Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga persona të panjohur dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore, raporton lajmi.net “Rahovec / 2026 – NN. Më 27.07.2026 njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur…
Lajme
Një pllakë përkujtimore dyshohet se është vjedhur në Rahovec, ndërsa rasti tashmë është nën hetim nga organet kompetente.
Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se nga persona të panjohur dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore, raporton lajmi.net
“Rahovec / 2026 – NN. Më 27.07.2026 njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur se nga persona të panjohur, dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas konstatimit të rastit, janë ndërmarrë veprimet e para procedurale dhe është njoftuar Prokuroria kompetente.
Lidhur me rastin për Lajmi.net është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila ka konfirmuar se është iniciuar hetim për veprën penale të vjedhjes.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se jemi njoftuar nga Policia e Kosovës dhe është inicuar rast për shkak të veprës penale “Vjedhja” sipas KPRK-së. Prokurori i Shtetit, ka autorizuar hetuesit policor që të ndërmerren gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbulimit dhe identifikimit të kryesit/ve, të veprës penale në fjalë dhe zbardhjes së plotë të rastit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Lajmi.net.
Ndërkohë bëhet e ditur se pllaka e vjedhur iu përkiste dy gazetarëve serbë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë./Lajmi.net/