Mediet italiane: Koulibaly dëshiron të largohet nga Napoli

Kalidou Koulibaly i ka njoftuar shokët e skuadrës së dëshiron të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere.

Sport

07/06/2022 23:23

Lajmin e bën të ditur Calcio Napoli që pohon se senegalezi është i gatshëm për një aventurë të re në një klub tjetër.

Të interesuar për mbrojtësin aktualisht janë Barcelona dhe Manchester United, transmeton lajmi.net.

Javë më parë Aurelio De Laurentiis la të kuptohej se lojtari nuk do të vijojë qëndrimin e tij tek ish-kampionët italianë, duke thënë se klubi po bën gjithçka për ta mbajtur, por është dëshira e lojtarit që luan rol vendimtar në këtë mes.

E, 28-vjeçari duket se ka vendosur të largohet për të kaluar në një klub jashtë Italisë. /Lajmi.net/