Mediat spekuluan që Raiola kërkoi para shtesë nga Barcelona dhe Reali për Haaland, agjenti reagon ashpër

Mediat e njohura kanë bërë shumë lajme lidhur me agjentin Mino Raiola, i cili ka klient Erling Haalandin, lojtar që e kërkojnë top klubet evropiane.

Sport

05/04/2021 17:06

Agjenti se bashku me babin e lojtarit javën e kaluar kanë udhëtuar në Spanjë që të takohen me Barcelonën dhe Real Madridin, transmeton lajmi.net.

Por, mediat spanjolle kanë spekuluar kinse Raiola ka kërkuar 40 milionë euro shtesë për të dhe babin e lojtarit si dhe pagë prej 30 milionë euro për sezon që të këtë norvegjezi.

Lidhur me këto spekulime, Raiola i ka mohuar përmes një postimi në Twitter.

“Lajmet false udhëtojnë shpejtë dhe larg”, shkroi ai.

Ndërkohë, pos dy gjigantëve evropian, Haalandin e kërkojnë edhe Chelsea, Manchester United dhe City./Lajmi.net/