Mediat spanjolle të bindura, transferimi i Mbappes në Real Madrid do të realizohet së shpejti

9:46 | 2 Gusht 2021

Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një kalim te Real Madridi.

Mbappe nuk ka vendosur ende të rinovojë kontratën mes PSG-në që i skado më 30 qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Futbollisti është lidhur prej kohësh me një kalim te Real Madridi, dhe duket që kjo është dëshira më e madhe e tij.

Njëri ndër gazetarët më të afërt me gjigantin spanjoll Jose Felix Diaz përmes një postimi në Twitter ka lënë të kuptohet se trasnferimi i francezit në Spanjë po realizohet hap pas hapi.

“Los Blancos” janë duke synuar të bëjnë një goditje përfundimtare në ditët e fundit të afatit kalimar të verës duke sjellur në ekip yllin e Paris Saint-Germain.

Në anën tjetër klubi francez dëshiron të përfitojë para duke e shitur atë këtë verë dhe të mos rrezikojë ta humb atë vitin tjetër falas pasi ti skadoj kontrata me ‘Parisienët’. /Lajmi.net/