Mediat spanjolle konfirmojnë largimin e Odegaard, ky është klubi i tij i ri

AS ka raportuar se klubi i ardhshëm i 22 vjeçarit do të jetë Arsenali, që ka shprehur interesim të madh për të.

Sport

22/01/2021 09:44

Martin Odegaard ka njoftuar drejtuesit e klubit të Real Madrid se dëshiron largimin nga klubi.

Norvegjezi ishte rikthyer nga huazimi në këtë sezon, mirëpo klubi nuk mbushi pritshmëritë e tij dhe kësisoj ai po largon të largohet, shkruan lajmi.net.

Zinedine Zidane, përkundër faktit që Odegaard nuk kishte i lënduar ose diçka e tillë, prapë se prapë nuk vendosi që ta grumbullonte atë në skuadër për ndeshjen e Copa del Rey.

Odegaard ka pasur lëndime këtë sezon që e kanë mbajtur atë jashtë fushave, mirëpo edhe kur ka qenë i lirë dhe pa ndonjë lëndim, ai nuk ka gjetur hapësirën e duhur.

Ai megjithatë do të largohet nga Real Madrid vetëm në formë huazimi, pasi që këta të fundit akoma besojnë se lojtari ka një të ardhme në Los Blancos./Lajmi.net/