Mediat në Serbi po vajtojnë, s’po mund ta pranojnë që Kosova është afër kualifikimit në Botëror
Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll. “Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës. Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë. E nëpër mediat serbe tashmë ka…
Sport
Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll.
“Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.
Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.
E nëpër mediat serbe tashmë ka filluar “zija”. Ato po e përmendin humbjen e Kosovës, duke iu drejtuar me termin skandaloz: “E ashtuquajtura Kosovë”.
Kujtojmë, Serbia u eliminua qysh në fazën e grupeve, pas humbjes nga Shqipëria në Leskovc.
Tani, Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën. “Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Turqinë, që e eliminoi Rumaninë me rezultat minimal 1:0.
