Mediat ndërkombëtare raportojnë rreth nënshkrimit të marrëveshjes për Termocentralin

Qeveria e Kosovës sot ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin e energjisë elektrike në SHBA me seli në Nju Jork, ‘Contour Global’ në vlerë prej 1.3 miliardë euro për ndërtimin e një termocentralit 500 MW.

Lajme

20/12/2017 21:18

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka bërë bujë në mediat rajonale dhe ndërkombëtare, si ‘Washington Post’, ‘Reuters’ ‘New York Times’ etj., transmeton lajmi.net.

Marrëveshja u nënshkrua sot me drejtorin e kompanisë, Joseph Brand.

Ndërtimi i këtij termocentrali do të fillojë vitin e ardhshëm dhe është planifikuar të fillojë punën në vitin 2023 dhe të zëvendësojë punën e termocentralit Kosova A i cili është 55 vjeçar.

Termocentrali do të furnizojë me energji elektrike e cila do të prodhohet me teknologji të përparuar, kryesisht do furnizojë Prishtinën dhe zonat përreth në 40 vitet e ardhshme.

Po ashtu, në media të ndryshme theksohet se Kosova e cila gjeneron të gjithë energjinë nga qymyri ka reduktime të shpeshta të energjisë për shkak të rrjetit të vjetër të prodhimit dhe shpërndarjes./Lajmi.net/