Media italiane i kushton vëmendje vërshëllimave gjatë himnit të Izraelit në Prishtinë, i lidh me situatën në Gaza
Mediumi italian “Sport Mediaset” ka shkruar për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila përfundoi me rezultat 0-0 në kuadër të Ligës së Kombeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë atmosferës në stadiumin e Prishtinës. Sipas raportimit të mediumit italian, tifozët kosovarë kanë vërshëllyer gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit, duke shprehur pakënaqësinë e…
Sport
Mediumi italian “Sport Mediaset” ka shkruar për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila përfundoi me rezultat 0-0 në kuadër të Ligës së Kombeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë atmosferës në stadiumin e Prishtinës.
Sipas raportimit të mediumit italian, tifozët kosovarë kanë vërshëllyer gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me veprimet e këtij shteti në Gaza.
“Një tjetër pritje armiqësore për ekipin vizitor, e lidhur me veprimet e vendit të tyre në Gaza”, thuhet në artikullin e “Sport Mediaset”, ku përmendet edhe fakti se disa futbollistë të Kosovës i ulën kokat gjatë himnit izraelit.
Mediumi italian ka shkruar gjithashtu se lojtarët dhe stafi teknik i Izraelit e kënduan himnin me pasion, ndërsa vërshëllimat e tifozëve vazhduan edhe gjatë ndeshjes.
Në artikull përmendet edhe përjashtimi i mesfushorit kosovar Veldin Hodža në minutën e 67-të, si dhe dy ndeshjet e diskutueshme të Izraelit kundër Irlandës muajin e kaluar, gjatë të cilave futbollistët irlandezë kishin ulur kokat gjatë himnit izraelit.