Meda ‘trileqe’ me Big Mamën dhe Lorin (Foto)

Artistët tanë këto ditë kanë filluar t’i pushtojnë plazhet, si në bregdetin shqiptar ashtu edhe në atë të huaj.

ShowBiz

17/06/2017 08:54

Një numër i artistëve po qëndrojnë këto ditë në Turqi, të angazhuar rreth programeve verore të televizioneve tona, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre, janë edhe këngëtarët e njohur Meda, Lori dhe Big Mama, të cilët njihen edhe për shoqëri të mirë.

Në profilin e saj në Instagram, Bigi ka postuar një foto bashkë me Medën dhe Lorin në një prej mbrëmjeve në vendin ku po qëndrojnë, por ka habitur mbishkrimi i saj.

“Trileqe” shkroi këngëtarja sipër fotos, duke etiketuar në të edhe Medën dhe Lorin. /Lajmi.net/