Me Vuçiqin vjen në Kosovë edhe ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës që do t’i bëjë Kosovs, të mërkurën, do të shoqërohet edhe nga disa anëtarë tjetër të kabinetit të tij, përfshi edhe ministrin e Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq dhe atë të Mbrojtjes, Branisllav Gashiq.
Lajme
Sipas burimeve të lajmi.net, përveç kryeministrit serb, leje për të vizituar Kosovën të mërkurën kanë kërkuar edhe disa ministra të Qeverisë së Serbisë, por ende nuk është bërë e qartë nga autoritetet shtetërore të Kosovës nëse “viza” do t’ju jepet të gjithë atyre që kanë kërkuar ta shoqërojnë Vuçiqin.
“Nuk kemi për qëllim të pengojmë vizitën e delegacionit serb në shtetin e Kosovës, porse secilën leje e kemi shqyrtuar veç e veç, dhe për këtë tashmë për shumicën e tyre kemi kthyer përgjigje pozitive”, ka thënë një zyrtar i Qeverisë së Kosovës i mirinformuar me agjendën e vizitës së kryeministrit serb.
Vuçiq të mërkurën do të qëndrojë në disa lokalitete të Kosovës të banuara edhe nga pakica serbe, si në Pasjan, Shtërpcë dhe Graçanicë, ndërsa eskorta e tij e perbërë prej pesë veturash, sipas burimeve të lajmi.net do të shoqërohet edhe nga Policia e EULEX-it, më qëllim që t’ju ikët procedurave të gjata në pikën kufitare Serbi-Kosovë.