Me vetëbesim në Pejë
AAK ka nisur fushatën në Pejë. Ramush Haradinaj thotë se të tjerët janë falsë, e ky origjinal.

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarisht hapi fushatën zgjedhore në qytetin e Pejës.
Lideri i saj Ramush Haradinaj ka thënë se dallimi i subjektit të tij politik me të tjerët është se AAK nuk e ka respektin për qytetarin vetëm sipërfaqësor.
Haradinaj kërkoi të votohet Kandidati dhe Kryetari aktual i Pejës, Ali Berisha.
“Ky është dallimi i Aleancës me subjektet tjera, se gjërat i bëjnë fals, respektin e kanë sipërfaqësor e që pushtetin e kanë një lloj mashtrimi ndaj vetes dhe ndaj njerëzve. Nuk është kështu në Aleancë. Votoni listën tuaj të prirë nga Genti dhe Kryetarin tuaj dhe Kryetarin tonë Dr. Ali Berisha”, tha Haradinaj.
Ndërkohë, Lideri i LDD’së, Nexhat Daci, u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit AAK-LDD, dhe të Berishës në garën për të parin e Pejës
“Sot i uroj Aliut, që do të jetë Kryetar i sigurt sepse LDD me Dacin dhe Ramushi me AAK’në janë të gatshëm për këtë progres dhe për këtë fitore”, tha Daci.
Kandidati për Kryetar të Komunës nga ky subjekt Ali Berisha kërkoi besimin e pejanëve edhe për një mandat të ri.
“Ne në komunën tonë e kemi zënë hapin, e kemi zënë hapin e ndërtimit dhe zhvillimit, por këtë hap duhet ta shpejtojmë. Komuna jonë do të ecë përpara, pasi që kemi mbështetjen e plotë edhe të profesionistëve por edhe të mbarë qytetarëve të kësaj komune”.