Me veshje kombëtare e plis në kokë, Albatriti i bën urim të veçantë Nysretit

Albatrit Muçiqi i ka bërë një urim special babait për ditëlindje.

ShowBiz

01/05/2019 17:30

Nysret Muçiqi sot feston ditëlindjen, meqë rast nuk kanë munguar urimet nga familjarët miqtë dhe shoqëria, shkruan lajmi.net.

Një urim të veçantë, ai e mori nga djali, këngëtari Albatrit Muçiqi, i cili ia publikoi një fotografi të realizuar vite më parë.

Në atë imazh, babë e bir shihen të veshur me veshje kombëtare e plis në kokë.

“Po ta kujtoje me këtë këngë dhe fotografi diten e lindjes babë #3000 vjet rrnofsh sa kjo kangë ,Urime ditelindjen dhe e gezofsh shendetin dhe krejt tmirat ne jete bashkë me ne.
Te dua shumë ?❤️”, janë fjalët e Albatritit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bw7FuaWAFJy/