Me urdhër të Trump kryhen sulme ajrore kundër kreut të ISIS, shkatërrohen shpellat ku jetonin terroristët e rekrutuar

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump sot ka urdhëruar sulmoi ajrore ushtarake kundër planifikuesit të lartë të sulmeve të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai i rekrutoi dhe i drejtoi në Somali. Trump përmes një shkrimi në rrjetin X thotë se këta terroristë janë gjetur të fshehur në shpella. Ata thotë se kërcënuar ShBA-të dhe…

Bota

01/02/2025 20:06

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump sot ka urdhëruar sulmoi ajrore ushtarake kundër planifikuesit të lartë të sulmeve të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai i rekrutoi dhe i drejtoi në Somali.

Trump përmes një shkrimi në rrjetin X thotë se këta terroristë janë gjetur të fshehur në shpella. Ata thotë se kërcënuar ShBA-të dhe aleatët e tyre.

“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore ushtarake me saktësi kundër planifikuesit të lartë të sulmeve të ISIS-it dhe terroristëve të tjerë që ai rekrutoi dhe drejtoi në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënonin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”.

Tutje, Trump njoftoi se sulmet e ShBA’ve shkatërruan shpellat ku terroristët jetonin.

Po ashtu, presidenti i ShBA’ve kritikoi edhe ish-presidentin amerikan, Joe Bidenin se nuk ka vepruar kundër tyre.

“Sulmet shkatërruan shpellat ku jetonin dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar aspak civilët. Ushtria jonë e kishte vënë në shënjestër këtë planifikues të sulmeve të ISIS-it prej vitesh, por Biden dhe shokët e tij nuk vepruan mjaftueshëm shpejt për ta përfunduar punën. Unë e bëra! Mesazhi për ISIS-in dhe për të gjithë ata që do të sulmojnë amerikanët është: “NE DO T’JU GJEJMË DHE DO T’JU VRASIM!”, shkroi Trump.