Me urdhër të Policisë, ndërpritet energjinë elektrike në disa rajone për shkak të zjarreve dhe dëmtimeve në infrastrukturë
Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) i është dashur të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Nënstacionin Prizreni 1 dhe Prizreni 3, me urdhër të Policisë së Kosovës, për shkak të situatës së rënduar nga zjarret në vend. Zjarret e mëdha që kanë përfshirë rajone të ndryshme, veçanërisht në Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë,…

Lajme
Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) i është dashur të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Nënstacionin Prizreni 1 dhe Prizreni 3, me urdhër të Policisë së Kosovës, për shkak të situatës së rënduar nga zjarret në vend.
Zjarret e mëdha që kanë përfshirë rajone të ndryshme, veçanërisht në Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë, kanë shkaktuar dëmtime të infrastrukturës elektroenergjetike, duke lënë pa energji një numër të konsiderueshëm konsumatorësh.
Gjendja është përkeqësuar edhe më shumë nga erërat e fuqishme që po fryjnë në këto zona dhe rajone të tjera të vendit.
Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.
KEDS u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të tregojnë përgjegjësi për shkak të situatës së vështirë që po kalojnë këto zona.
Njoftimi i plotë i KEDS:
Të nderuar konsumatorë,
Me urdhër të Policisë së Kosovës, KOSTT-i ka bërë ndërprerjen e energjisë elektrike në Nënstacionin Prizreni 1 dhe Prizreni 3.
Për shkak të zjarreve të mëdha në rajone të ndryshme të vendit, veçanërisht në Prizren, në Mitrovicë dhe në Gjakovë janë dëmtuar asetet elektroenergjetike të KEDS-it, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.
Gjendja po bëhet alarmante për shkak edhe të erërave të fuqishme që po fryjnë në këto dhe në disa rajone të tjera të vendit.
Ekipet e KEDS-it janë të pranishme në terren dhe po punojnë me përkushtim për rikthimin e gjendjes në normalitet. Lusim qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të situatës së krijuar në këto zona./lajmi.net/