Me rrjet 5G mund të shkarkoni një film dy-orësh për 7 sekonda

“Turkcell ka thyer rekordin duke arritur 2.283 GBps shpejtësi në partneritet me kompaninë Ericsson Telecommunications”, thuhet në njoftimin me shkrim të kompanisë Turkcell.

Auto & Tek

12/08/2019 15:34

Testi i shpejtësisë u zbatua nga një smartfon të pajisur me 5G me frekuencën e caktuar 3.5 GHz duke përdorur frekuencat prej 1.000 MHz.

Turkcell po punon me teknologjinë 5G për disa vite në bashkëpunim me gjigantët e GMS-së si Huawei, Samsung dhe Ericsson.

Shpejtësia prej 2.283 GBps mundëson shkarkimin e një filmi dyorësh për shtatë sekonda, apo shkarkimin e një albumi me 12 muzika për 0.2 sekonda.

Rrjetet 5G ofrojnë shpejtësi akoma më të mëdha dhe lidhje më të qëndrueshme për smartfonët dhe pajisjet e tjera./atsh