Me regjistrimin e ri të popullsisië, Kosovës pritet ti “zhduket“ një pjesë e popullsisë
Drejtori Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se gjatë këtij procesi të regjistrimit të popullsisë pritet të ketë më pak banorë, kjo për shkak të rënies së natalitetit dhe migracionit. Ai në një prononcim para mediave ka thënë se të gjithë ata qytetarë që nuk regjistrohen, do të përballen me…
Lajme
Drejtori Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se gjatë këtij procesi të regjistrimit të popullsisë pritet të ketë më pak banorë, kjo për shkak të rënies së natalitetit dhe migracionit.
Ai në një prononcim para mediave ka thënë se të gjithë ata qytetarë që nuk regjistrohen, do të përballen me gjoba.
Kastrati ka thënë se mund të ketë ndonjë bojkot në terren, porse do të vazhdojnë me procesin e tyre.
Ai theksoi se trajnimi merr kohë dy ditë, dhe se regjistruesit kanë mundësi të shikojnë procesin edhe prej një video tetë orëshe për mënyrën se si plotësohet pyetësori.
Sa i përket reagimit të Listës Serbe lidhur me këtë, Kastrati ka thënë se çdo organizim tjetër që bëhet në mënyrë publike kundër këtej procesi do të ndiqet me procedura ligjore.
Kastrati ka thënë se nëse një person nuk regjistrohet në këtë proces, do të ketë sfida në të ardhmen.
Kastrati ka thënë se do të ketë dy misione nga institucionet ndërkombëtare që do të monitorojnë regjistrimin, një do të vijë të dielën, ndërsa një tjetër me datën 22 prill që do vlerësojnë gjithë procesin e regjistrimit.
I pyetur me pritshmëritë e këtij institucioni lidhur me numrin e qytetarëve, ai ka thënë se presin që ky numër të jetë më i vogël krahasuar me vitin 2011, kjo për shkak të rënies së natalitetit dhe migracionit.
Ndërsa, ka treguar edhe për lojën shpërblyese që do të zhvillohet për ata që qëllojnë numrin.
Ai ka shtuar se në pyetësor do te këtë edhe pyetje në lidhje me dëmet e luftës.
Kastrati ka thënë se regjistrimi do të zhvillohet çdo ditë të javës përveç të hënave, ndërsa ka informuar qytetarët që të regjistrohen në atë vendbanim ku është rezident në pjesën më të madhe të vitit.