Me plis për Paris, BNE mposhtin ekipin e dytë më të mirë në botë dhe kualifikohen në “Major Paris”
Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka fituar ndeshjen ndaj ekipit të dytë më të mirë në historinë e CS:GO, FaZe. Bad News Eagles arriti fitore edhe në mapin “Mirage” me rezultatin 16:14, duke shkuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0, shkruan Lajmi.net Kujtojmë që këto ndeshje po zhvillohen në Kopenhagë të Danimarkës që…
Sport
Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka fituar ndeshjen ndaj ekipit të dytë më të mirë në historinë e CS:GO, FaZe.
Bad News Eagles arriti fitore edhe në mapin “Mirage” me rezultatin 16:14, duke shkuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0, shkruan Lajmi.net
Kujtojmë që këto ndeshje po zhvillohen në Kopenhagë të Danimarkës që kanë për qëllim kualifikimin në “Paris Major” që kap vlerën e 1.2 milionë dollarë.
Tani ekipi shqiptar është kualifikuar direkt në për një nga majorat më të shtrenjtë në historinë e CS:GO, pra në Paris./Lajmi.net/
They do it again and again and again! @_badnewseagles are going to the Major ? pic.twitter.com/AM4QmfCZvB
— HLTV.org (@HLTVorg) April 8, 2023