‘Më nxirrni që këtu’, Donaldi nuk duron dot më brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’

Gjatë ditës së djeshme Donaldi u përball me një skenë të rëndë brenda 'BBV'-së, pak ditë pas asaj të së premtes.

ShowBiz

05/12/2021 08:40

Ishte pikërisht një fansë i Borës, i cili i ka dërguar një mesazh nga jashtë shtëpisë, shkruan lajmi.net.

“O Donald o maskara! Ke bërë gabimin më të madh”, ishte personi i identifikuar si fansi i Borës ai i cili lëshoi zëra përtej oborrit të ‘Big Brother Albania VIP’.

Kjo dhe gjithë situatat e ndodhura së fundmi pas romancës me Beatrix Ramosajn, kanë rënduar gjendjen psikologjike të aktorit. Pas kësaj skene si duket Donaldi nuk e ka përballuar edhe aq mirë, teksa ka kërkuar edhe daljen nga shtëpia përmes një shkrimi në pasqyrë.

Në faqen zyrtare të ‘BBV’-ë në instagram nuk gjendet video-ja e fjalëve të fansit, madje produksioni ka vendosur të mos publikoj edhe kërkesën e Donaldit për daljen jashtë.

Megjithatë, Donaldi si duket e kishte bërë në formë shakaje./Lajmi.net/