Me një foto të rrallë nga e kaluara, Granit Xhaka uron me fjalë zemre nënën për ditëlindje 

Nëna e vëllezërve Xhaka sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

14/11/2019 10:47

Sot është një ditë e veçantë për familjen Xhaka pasi zonja e shtëpisë feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast ishte Graniti ai i cili i ka shkruar disa fjalë zemre krah një postimi në Instagram.

“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpuntore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gezuar ditelindjen nena ime e dashur, personi me i shtrejt ne jeten time.❤️”, ka shkruar ai pranë postimit.

Graniti e ka zgjedhur një foto nga e kaluara të cilës i ka bashkangjitur edhe një tjetër ku shihet së bashku me nënën dhe vëllain./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B410eDZHZeC/