Më në fund, Vesa publikon momentin krah Mirlindit

Një nga lidhjet më të përfolura të momentit, ajo mes ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliut dhe futbollistit të njohur Mirlind Daku, ka marrë një zhvillim të ri. Pak minuta më parë, Vesa publikoi një fotografi që e shfaq Mirlindin më afër se kurrë, në një moment romantik të shoqëruar me një…

ShowBiz

17/10/2025 23:16

Një nga lidhjet më të përfolura të momentit, ajo mes ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliut dhe futbollistit të njohur Mirlind Daku, ka marrë një zhvillim të ri.

Pak minuta më parë, Vesa publikoi një fotografi që e shfaq Mirlindin më afër se kurrë, në një moment romantik të shoqëruar me një zemër – një gjest që shumëkush e ka interpretuar si konfirmim publik të lidhjes së tyre.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, trajneri i ekipit rus ku luan Daku u citua në disa media teksa deklaronte se çifti janë tashmë të “kurorezuar”, ndonëse ky detaj nuk është konfirmuar nga vetë protagonistët.

Megjithatë, postimi i fundit i Vesës, i shoqëruar me këtë imazh dhe simbolin e dashurisë, po shihet si shenjë se marrëdhënia mes tyre po ecën drejt një etape më të qëndrueshme.