Më në fund ka lajm të mirë për Lampard, kthehet nga lëndimi mbrojtësi kryesor

Chelsea ka marrë një lajm fantastik përpara përplasjes së tyre të rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Lille nesër, me Frank Lampard që ka konfirmuar kthimin e Antonio Rudiger.

Sport

09/12/2019 16:05

Mbrojtësi gjerman ka pësuar një dëmtim që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Ai u detyrua të kthehet në infiermieri kundër Wolves në shtator dhe ka luajtur vetëm 45 minuta që nga 28 prilli, transmeton lajmi.net.

“Potencialisht do të jetë e vështirë [për të] por roli ynë kundër kësaj ishte t’i jepnim shumë punë”, u tha Lampard gazetarëve kur u pyet për një azhurnim mbi gjendjen e Rudiger.

“Ne kemi arritur të krijojmë disa gjëra prapa skenës këtu në trajnime që duken si ndeshje. Pas kësaj kemi arritur në përfundim se ai është gati”. /Lajmi.net/