Më në fund fiton Chelsea, mposht Bournemouth

Chelsea ka gjetur rrugën e fitores në Premier Ligë. ‘Blutë e Londrës’ mposhtën 3:1 skuadrën e Bournemouth, shkruan lajmi.net. Conor Gallager ishte ai që kaloi fillimisht në epërsi londinezët. Mirëpo vendasit barazuan shpejt. Në minutën e 21’ shënoi Vina dhe çoi shifrat në 1:1. Ashtu u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë…

Sport

06/05/2023 17:53

Chelsea ka gjetur rrugën e fitores në Premier Ligë.

‘Blutë e Londrës’ mposhtën 3:1 skuadrën e Bournemouth, shkruan lajmi.net.

Conor Gallager ishte ai që kaloi fillimisht në epërsi londinezët.

Mirëpo vendasit barazuan shpejt.

Në minutën e 21’ shënoi Vina dhe çoi shifrat në 1:1.

Ashtu u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Chelsea administruan lojën dhe rikthyen epërsinë.

Në minutën e 82’ shënoi Badiashile.

Kurse katër minuta më vonë ishte Joao Felix ai i cili vulosi dilemën e fituesit.

Portugezi shënoi gol të bukur duke i dhënë kështu fitoren Chelsea.

Pas këtyre tri pikëve të arkëtuara Chelsea ngjiten në vendin e 11 me 42 pikë. Kurse Bournemouth mbajnë vendin e 14 me 29 sosh./Lajmi.net/