Me kostume popullore mbi “Harley” në Austri (Foto/Video)

Një grup shqiptarësh të apasionuar pas motorave “Harley Davidson”, “Albanian Bikers”, me anëtarë në Itali, Gjermani e Shqipëria kanë marrë pjesë në një paradë me motora të zhvilluar në Faaker See, të Austrisë.

ShowBiz

16/09/2016 17:22

Kjo paradë zhvillohet prej vitesh në Austri, ku marrin pjesë me mijëra motoçiklista nga e gjithë bota, të cilët vishen me kostume tradicionale të vendeve nga vijnë.

Këtë vit pjesëtarët e “Albanian Bikers” morën një vëmendje të madhe me veshjet tradicionale shqiptare, ndërsa mes tyre ishin edhe dy vajza të vogla, Iris 8 vjeç dhe Noemi 5 vjeçe me motorat e tyre  “Harley” dhe te veshura  me kostume tradicionale.

“Në momentin që dolëm për të bërë disa foto të gjithë bashkë, patëm një sukses te pa imagjinuar.  Rruga u mbush plot me njerëz për të bërë fotografi dhe duartrokitjet nuk mbaronin. Për ne dhe vajzat tona të vogla ishte një adrenalin e papërshkruar. Për 4 km patëm vetëm duartrokitje dhe njerëz që ngelën me gojë hapur. Veshjet dhe flamuri që ne mbajmë na jep krenari që jemi shqiptar”, shprehet një prej shqiptarëve të pranishëm./ Top Channel

YouTube player