“Më ke përdorur” Beatrix e prekur i drejtohet Kledit

Kledi ka deklaruar se ka një lidhje disavjeçare jashtë shtëpisë, por nga ana tjetër ishte ai që ftoi në një darkë Beatrix.

ShowBiz

17/11/2021 16:44

Kjo gjë ka konfuzuar shumë atë dhe publikun jashtë.

Mbrëmjen e djeshme Beatrix u shpreh se u ndie paska e përdorur dhe e zhgënjyer pasi ajo nuk i ka dhënë asnjë shpresë Kledit.

“Më ke përdorur. Ti një herë më ke thënë jam single ndërsa të tjerëve i ke thënë që nuk je”, tha ajo.

Kledi nga ana tjetër reagon i shqetësuar pasi nuk ka dashur ta bëj atë të ndihet keq.

“Më thuaj mua kur të kam përdorur unë ty? E di ç’do të thotë të përdoret një njeri? Nëse unë dal me ty dhe të thëm që jam single dhe provoj që të lidhem me ty,”, i tha ai.