“Me Hajren kryetar, në kohë rekord, do ja japim mbështetjen” -A e konfirmoj “pahiri” Kurti që e ka bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?

Unaza e jashtme e qytetit është një nga projektet madhore që kryetari aktual i komunës së Prishtinës, kandidati i LDK-së, Përparim Rama e kishte premtuar, por që nuk ka arritur të realizoj apo së paku të ja filloj punës. Rama gjatë tërë kohës e ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka shkaktuar bllokadë në këtë…

Lajme

01/11/2025 20:08

Unaza e jashtme e qytetit është një nga projektet madhore që kryetari aktual i komunës së Prishtinës, kandidati i LDK-së, Përparim Rama e kishte premtuar, por që nuk ka arritur të realizoj apo së paku të ja filloj punës.

Rama gjatë tërë kohës e ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka shkaktuar bllokadë në këtë projekt, transmeton lajmi.net.

“Unaza e jashtme projekti i parë që e kemi përfundu dhe ka qenë i gatshëm me shku përpara, është bllokada e kësaj Qeverie. E brendshmja është në përfundim e sipër, po mos të ishte bllokada e buxhetit do të përfundonte”, kishte thënë Rama gjatë një paraqitje televizive, në kohën e fushatës.

Por, pak si “pahiri” këtë bllokadë e konfirmoi kryeminstri në detyrë, kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje me një tubim në Prishtinë e ka hapur sot fushatën për balotazh.

Fjalën në tubim e mori kryetari i kësaj partie, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

E, gjatë fjalimit të tij, ai kërkoj të votohet Hajrulla Çeku në Prishtinë dhe tha se kur të bëhet ai kryetar, qeveria e tij do t’i jap mbështetje për unazën e jashtme.

“Ju ftoj ta votoni Hajrulla Çekun, ministrin më të suksesshëm, i cili po vjen me një mision të veçant në kryeqytet”

“Me Hajren kryetar, në kohë rekorde, do të japim mbështetjen për unazën e jashtme të qytetit dhe puna do të filloj brenda pak muajsh.”, tha Kurti./lajmi.net/