Me fotografi të Bill Clinton e Joe Biden, Krasniqi ua uron pavarësinë e SHBA-ve

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët amerikanë në Ditën e Pavarësisë së SHBA’ve. “Në përvjetorin e 248 të Pavarësisë së SHBA-së, u shpreh urimet e përzemërta stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë.” Krasniqi ka thënë se 4 korriku…

Lajme

04/07/2024 12:21

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët amerikanë në Ditën e Pavarësisë së SHBA’ve.

“Në përvjetorin e 248 të Pavarësisë së SHBA-së, u shpreh urimet e përzemërta stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë.”

Krasniqi ka thënë se 4 korriku është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike krah për krah me SHBA’të.

Ai ka shtuar se përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re – atë të lirisë dhe të zhvillimit.

“Para se gjithash, kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara. Përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re – atë të lirisë dhe të zhvillimit. Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur. Gëzuar 4 Korrikun!”