Me foto romantike nga plazhi, Maluma konfirmon lidhjen e re
Këngëtari shumë i pëlqyer nga vajzat, ka konfirmuar lidhjen e dashurisë.
ShowBiz
Ylli latin, Maluma komentohet shumë për jetën private, sidomos për romancat e tij, shkruan lajmi.net.
Pasi la pas lidhjen me Natalian, këngëtari ka nisur një romancë të re dhe këtë gjë e konfirmoi edhe vet përmes fotografive që i postoi në rrjete sociale.
Maluma ka publikuar disa fotografi nga pushimet në bregdet, përmes së cilave tregoi se po shoqërohet nga e dashura.
Ai nuk preferoi ta zbulonte portretin e saj, por përmes fotografive la të kuptohet se kush fshihet pas atyre fotografive.
https://www.instagram.com/p/CFQWnbXn1H_/
Këngëtari, muaj më parë ishte fotografuar në momente intime me vajzën në fjalë, gjatë qëndrimit në Nju Jork.
Thuhet se vajza quhet Susana Gomez dhe nuk është emër i njohur për publikun. /Lajmi.net/