Me Erdoganin dhe liderë të tjerë të shteteve, Rama ndan foto nga Samiti i NATO-s në Ankara
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga pjesëmarrja e tij në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara. Rama shfaqet mes liderëve të vendeve anëtare të Aleancës, në një nga takimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare. Në fotografitë e publikuara, kryeministri shqiptar shihet gjatë momenteve zyrtare të samitit,…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga pjesëmarrja e tij në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Ankara.
Rama shfaqet mes liderëve të vendeve anëtare të Aleancës, në një nga takimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare.
Në fotografitë e publikuara, kryeministri shqiptar shihet gjatë momenteve zyrtare të samitit, ku liderët e NATO-s diskutuan çështje të mbrojtjes, sigurisë dhe bashkëpunimit mes vendeve aleate.
Samiti në Turqi mblodhi drejtuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s.
Në vitin e ardhshëm, Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë.