Më e mirë se pilula e gjumit: Çaji me banane e kanellë

Të gjithë njerëzit herë pas here kanë vështirësi të bien në gjumë dhe stili modern i jetesës ndikon në këtë.

Lifestyle

14/11/2019 19:57

Kompjuterët, telefonat dhe pajisjet tjera elektronike kontribuojnë në problemet me gjumë, transmeton Telegrafi.

Kjo për shkak të dritave të atyre pajisjeve të cilat ndikojnë në hormonet tona të gjumit dhe në sistem nervor.

Truri, sistemi nervor dhe hormonet mund të ndikohen nga faktorë të ndryshëm – të jashtëm e të brendshëm – të cilët ju pengojnë të bëni gjumë të mirë.

Shumica e njerëzve i zgjedhin pilulat e gjumit si zgjidhja më e lehtë.

Por, ndonëse këto kanë efekt në periudhë afatshkurtër, këto ilaçe mund të shkaktojnë dëme serioze në periudhë afatgjate, duke përfshirë dhimbje stomaku, marramendje, probleme me memorie, probleme me përqendrim, etj.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të mundoheni të gjeni mënyra natyrale për trajtimin e problemeve me gjumë.

Një ndër to është edhe një çaj natyral të cilin e kanë prezantuar ekspertët e mjekësisë alternative.

Përbërësit:

– 1 banane organike të paqëruar

– Pak kanellë

– Ujë

Fillimisht e preni pjesën e epërme dhe të poshtme të bananes.

Atë e vendosni në një enë me ujë dhe e lini të vlojë për 10 minuta.

Në fund e shtoni kanellën.

Kjo pije i rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe për shkak të përbërësve që ka, ju ndihmon ta relaksoni trupin dhe të futeni në gjumë të thellë.