Me Distrien, ekipi i Kosovës gati për Kampionatin Evropian të xhudos

Tri herë kampionia e Evropës, Distria Krasniqi, do të kërkojnë titullin e katërt kontinental në Kampionatin Evropian të xhudos, që prej nesër (e enjte) e deri të dielën mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Krasniqi, kampione e tanishme e Evropës, do të garojë të enjten në kategorinë e saj, -52 kg. Bashkë me medalisten e dyfishtë…

Sport

15/04/2026 17:00

Tri herë kampionia e Evropës, Distria Krasniqi, do të kërkojnë titullin e katërt kontinental në Kampionatin Evropian të xhudos, që prej nesër (e enjte) e deri të dielën mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Krasniqi, kampione e tanishme e Evropës, do të garojë të enjten në kategorinë e saj, -52 kg.

Bashkë me medalisten e dyfishtë olimpike, në Tbilisi do të garojnë edhe Erza Muminoviq (-48 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Laura Fazliu (-63 kg), medaliste evropiane, Akil Gjakova (-73 kg) kampion evropian dhe Dardan Cena (-73 kg).