Me dhimbje të thellë e pa asnjë fjalë, babai i Marigona Osmanit largohet nga salla e gjykatës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur sot aktvendimin për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. Gjykatësi i rastit ka bërë të ditur vendimin ku i akuzuarit Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprës së vrasjes dhe maltretimit ndaj 18 vjeçares. Kurse i akuzuari Arbër Sejdiu është dënuar më 15 vite burgim.…

Lajme

29/07/2024 11:33

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur sot aktvendimin për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Gjykatësi i rastit ka bërë të ditur vendimin ku i akuzuarit Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprës së vrasjes dhe maltretimit ndaj 18 vjeçares.

Kurse i akuzuari Arbër Sejdiu është dënuar më 15 vite burgim.

Të dy të akuzuarve u llogariten edhe ditët e kaluara në burg.

I pranishëm në sallën ku u morë vendimi sot ishte edhe babai i viktimës, Marigona Osmani.

Me të shpalosur vendimi ai është larguar nga salla, pa thënë asnjë fjalë.

Duhet përkujtuar që në seancat e kaluara ka pasur tension të madh përgjatë seancave, ku ndër të tjerash babai i viktimës kishte reaguar shpesh herë ndaj të akuzuarve.

Këtë herë ai është parë duke u larguar në dhimbje të thellë, e pa fjalë./Lajmi.net/