“Me çlirimtarët në çdo betejë” – Nga Kërçova në Prishtinë për protestën kundër Specialës

Sot, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale, dhe padrejtësive të kësaj gjykate. Kësaj proteste të thirrur nga organizatat e dala nga lufta që do të mbahet nga ora 17:00, i janë bashkuar qytetarë nga e mbarë Kosova. Përveç Kosovës, në këtë protestë kanë ardhur edhe qytetarë nga Kërçova e…

Lajme

07/08/2025 16:08

Sot, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale, dhe padrejtësive të kësaj gjykate.

Kësaj proteste të thirrur nga organizatat e dala nga lufta që do të mbahet nga ora 17:00, i janë bashkuar qytetarë nga e mbarë Kosova.

Përveç Kosovës, në këtë protestë kanë ardhur edhe qytetarë nga Kërçova e qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

“Zëri i Kërçovës është UÇK – Me çlirimtarët në çdo betejë” thuhet në një nga pankartat e tyre. /Lajmi.net/

Fotografi: