Me çfarë ta mbushim gjelin e detit? Recetë perfekte që përgatitet për 10 minuta

Mungesa e gjelit të detit në tryezën festive të Vitit të Ri është një “mëkat” që askush nuk guxon ta bëjë.

Lifestyle

26/12/2017 11:46

 

Dietologia Blerina Bombaj sjell për Shije recetën e plotë të përgatitjes…

Përbërësit për 8 persona:

6‐7 kg gjel deti

Mbushja:

1 ½ kupë oriz

1 qepë të grirë

3/4 kupë selino të prerë

2 kupa kërpudha të freskëta në feta të holla

1 mollë jeshile në feta

4 hudhra të grira

½ kupë arra

6 kajsi të thara të prera në katërsh

½ kupë stafidhe

½ kupë majdanoz i freskët

½ kupë + 1 lugë të madhe lëng pule

Kripë

Piper

Lëngu i mishit:

6 kupa lëng pule

2 karota të mëdha në copëza

2 qepë prerë trashë

2 kërcej selino

Qafa, krahët e gjelit

1/3 kupë miell i përzier me ujë

1 lugë të madhe rozmarinë të freskët të prerë

2 lugë të vogla nenexhik

Kripë

Piper

Përgatitja e mbushjes:

Zieni 3½ kupa ujë me kripë. Hidhni orizin, ziejeni pak dhe kullojeni. Vendoseni në një tas të madh.

Zieni 1 lugë të madhe lëng me qepën dhe shtoni më pas kërpudhat dhe selinonë. Gatuani për 2‐3 minuta.

Përzieni të gjithë përbërësit e tjerë dhe hidhini kripë dhe piperin. Gjithmonë mbusheni menjëherë përpara pjekjes.

Gjeli:

Shpëlani, thani gjelin. Ndizni furrën në 180 gradë C. Mbushni gjelin. Lyeni gjelin me pak kripë, piper.

Vendoseni në furrë me gjoksin poshtë. Vendosni në tepsi 1 kupë lëng. Kontrollojeni derisa te bindeni që është pjekur.

Lëngu:

Zieni të gjithë përbërësit pa miellin, nenexhikun, rozmarinën, kripën dhe piperin përreth 1 orë në zjarr mesatar.

Kulloni ujin duke larguar copat e ngurta. Zieni ¼ kupë brodo në një tigan dhe hidhjani nga pak miellin.

Vazhdoni të hidhni pjesën tjetër të brodos pak nga pak duke e mbajtur mbi zjarr të ulët. Shtoni rozmarinën dhe gatuajeni për 20 minuta. Spërkateni me nenexhik, kripë dhe piper./shije.al