Me çadër në dorë e me këngën “Zjerm” në sfond, Rama pret liderët evropianë

Sot gjithë vëmendja është në Tiranë. Aty ku kryeministri shqiptar Edi Rama po pret ardhjen e liderëve evropianë. Në një mot të ftohtë e me shi, Edi Rama me një çadër në duar po qëndron në tapetin e kuq, derisa në sfond dëgjohet kënga “Zjerm”, apo kënga konkurruese për çmimin e madh në Eurovizionin e…

Lajme

16/05/2025 10:41

Sot gjithë vëmendja është në Tiranë. Aty ku kryeministri shqiptar Edi Rama po pret ardhjen e liderëve evropianë.

Në një mot të ftohtë e me shi, Edi Rama me një çadër në duar po qëndron në tapetin e kuq, derisa në sfond dëgjohet kënga “Zjerm”, apo kënga konkurruese për çmimin e madh në Eurovizionin e sivjetmë.

Në Tiranë tashmë kanë arritur zyrtarë të shumtë, në mesin e tyre edhe sekretari i NATO-s Mark Rutte, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez e të tjerë.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës

– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Lajmi.net/