Me 69 vota për dhe 2 kundër, miratohet ligji për shtetësinë në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës ka kaluar Projektligji për shtetësinë e Kosovës, duke marrë 71 vota gjithsej, prej të cilave 69 vota për dhe 2 kundër. Projektligji është votuar në seancën plenare pas debatit parlamentar, ku janë paraqitur qëndrime të ndryshme nga pozita dhe opozita lidhur me përmbajtjen dhe mënyrën e procedimit të tij. Me këtë…

Lajme

23/04/2026 14:01

Në Kuvendin e Kosovës ka kaluar Projektligji për shtetësinë e Kosovës, duke marrë 71 vota gjithsej, prej të cilave 69 vota për dhe 2 kundër.

Projektligji është votuar në seancën plenare pas debatit parlamentar, ku janë paraqitur qëndrime të ndryshme nga pozita dhe opozita lidhur me përmbajtjen dhe mënyrën e procedimit të tij.

Me këtë votim, projektligji ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve dhe ka kaluar në procedurë të mëtejme për zbatim. /Lajmi.net/