Me 36 gola, Ciro Immobile fiton Këpucën e Artë – lë prapa Lewandowskin e Cristiano Ronaldon
Ciro Immobile është fituesi i Këpucës së Artë për edicionin 2019/20.

Sport
Immobile ka shënuar 36 gola me fanellën e Lazio, duke lënë prapa tij emra si Robert Lewandowski e Cristiano Ronaldo.
Lewa ka shënuar 34 gola gjatë këtij sezoni me fanellën e Bayern Munich, me sezonin në Bundesliga që përfundoi më herët sesa ai i Serie A.
Kurse, Cristiano Ronaldo kishte 31 gola dhe nuk u paraqit në xhiron e fundit, duke bërë që Immobile ta kishte të sigurt çmimin edhe para fundit të ndeshjes së sontme, ku ai u regjistrua në listën e realizatorëve.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell renditjen në garën e Këpucës së Artë (top 5 realizatorët).
Ciro Immobile, Lazio – 36 gola (72)
Robert Lewandowski, Bayern Munich – 34 gola (68)
Cristiano Ronaldo, Juventus – 31 gola ( 62)
Timo Werner, Leipzig – 28 gola (56)
Lionel Messi, Barcelona – 25 gola (50) /Lajmi.net/