Më 23 qershor seanca e parë parlamentare, pas zgjedhjeve në Turqi

Deputetët që kanë formuar parlamentin e zgjedhur me 7 qershor në Turqi, do të mbledhen për herë të parë më 23 qershor.

Bota

18/06/2015 19:55

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) ka konfirmuar rezultatet që kanë shënuar një humbje të madhe për partinë në pushtet AKP

Sipas shifrave përfundimtare të shpallura para shtypit nga presidenti i YSK-së, Sadi Guven, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP, islamo-konservatore) e Erdogan, i cili e ka mbajtur i vetëm pushtetin që prej 13 vitesh, ka marrë 40,66 për qind të votave dhe 258 vende deputetësh nga 550.

Partia Republikane e Popullit (CHP, social-demokrate) ka marrë 25,13 për qind të votave dhe 132 vende dhe Partia e Lëvizjes Kombëtare (MHP, e djathtë) 16,45 për qind dhe 80 vende. Fituesi i madh në këto zgjedhje, Partia Republikane e Popullit (HDP, prokurde) mori 12,96 për qind për 80 vende deputetësh.

Pas kësaj seance inauguruese, Erdogan do t’i besojë zyrtarisht kryeministrit aktual, Ahmet Davutoglu, kreut të partisë së ardhur në pushtet, detyrën për formimin e një qeverie të re.(lajmi.net)