Me 13%, Kica-Xhelili tenton ta bëj LDK-në faktor: Është e përhershme, sikurse Republika që ka ndërtuar

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas rezultatit zgjedhor, ku LDK ka arritur të marrë rreth 13 për qind të votave në këto zgjedhje. Përmes një postimi publik, Kica-Xhelili ka pranuar se dita e sotme sjell dhimbje për mbështetësit e partisë, por ka theksuar se beteja për shtetin nuk lidhet…

Lajme

28/12/2025 22:52

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas rezultatit zgjedhor, ku LDK ka arritur të marrë rreth 13 për qind të votave në këto zgjedhje.

Përmes një postimi publik, Kica-Xhelili ka pranuar se dita e sotme sjell dhimbje për mbështetësit e partisë, por ka theksuar se beteja për shtetin nuk lidhet vetëm me një rezultat zgjedhor, raporton lajmi.net

“E di që ka dhimbje sot, por beteja për shtetin nuk fillon e as nuk mbaron me një rezultat zgjedhor. LDK-ja as nuk ka lindur, as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra. Është e përhershme, sikurse Republika që ka ndërtuar,” ka shkruar ajo.

Ajo ka falënderuar qytetarët që i kanë besuar LDK-së, duke shtuar se edhe kritikat dhe rezultati i dobët duhet të shërbejnë si nxitje për reflektim dhe forcim të mëtejshëm të partisë.

Postimi i saj i plotë:

E di që ka dhimbje sot, por beteja për shtetin nuk fillon e as nuk mbaron me një rezultat zgjedhor. LDK-ja as nuk ka lindur, as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra. Është e përhershme, sikurse Republika që ka ndërtuar.
Faleminderit atyre që na besuan dhe na mbajnë të fortë. Faleminderit edhe atyre që na dhanë shkas për reflektim.
Arsyeja për të qëndruar bashkë nuk ka ndryshuar.
Kokën lart. ✌🏼/Lajmi.net/