McLaren-i që është më i shpejtë se çdo super-veturë tjetër

Ekanoo Racing sapo ka publikuar një video duke treguar modelin e modifikuar të McLaren 720S.

Auto & Tek

28/01/2020 12:29

Makina në fjalë supozohet të përshkojë 255 km/h për një periudhë prej 8.85 sekondash, transmeton lajmi.net.

McLaren 720S standard ka pothuajse përformancë të jashtëzakonshme, e cila mund të arrijë 100 km/h për 2.9 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 340 km/h.

Nuk dihet nëse do vihet në shitje makina në fjalë. /Lajmi.net/

YouTube player