Mbyllja e komunave ilegale serbe në veri, Zeqiri: Koha që objektivat e Serbisë të çrrënjosen nga këtu

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me mbylljen përfundimisht të komunave ilegale serbe në veri. Në një prononcim për klankosova.tv, Zeqiri u shpreh referuar këtyre veprimeve, se është koha që objektivat e Serbisë të çrrënjosen nga Kosova. “Ka ardhur koha të hiqen ato objekte të komunave ilegale serbe,…

Lajme

01/09/2024 18:45

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me mbylljen përfundimisht të komunave ilegale serbe në veri.

Në një prononcim për klankosova.tv, Zeqiri u shpreh referuar këtyre veprimeve, se është koha që objektivat e Serbisë të çrrënjosen nga Kosova.

“Ka ardhur koha të hiqen ato objekte të komunave ilegale serbe, ka pasur edhe më herët tentativa, po tani po bëhet. Objektivat e Serbisë duhet të çrrënjosen nga këtu”, deklaroi ai.