Mbyllet sot përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës dje ka njoftuar qytetarët se për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të Street Party Prishtina, do të ketë mbyllje të përkohshme të një rruge. Komuna ka bërë të ditur se rruga që do të mbyllet përkohësisht është Rruga Fehmi Agani nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës, nga…

Lajme

07/09/2025 08:36

Komuna e Prishtinës dje ka njoftuar qytetarët se për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të Street Party Prishtina, do të ketë mbyllje të përkohshme të një rruge.

Komuna ka bërë të ditur se rruga që do të mbyllet përkohësisht është Rruga Fehmi Agani nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës, nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025.

Postimi:

Njoftim për qytetarët

Për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të Street Party Prishtina, do të ketë mbyllje të përkohshme të rrugës:

Rruga Fehmi Agani (nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës) nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025.

Ndërkaq aktiviteti fillon nga ora 12:00 dhe përfundon në ora 22:00

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!